AKTUALITET, 6 Maj 2025, 15:16

Të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë! Mbërrijnë në Berat materialet zgjedhore, shpërndahen në masa të rrepta sigurie!

Të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë!

Pas qarkut të Korçës, materialet zgjedhore kanë mbërritur sot edhe në qarkun e Beratit.

Materialet zgjedhore po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në 6 KZAZ-të e qarkut. Po nën këto masa, materialet zgjedhore po shpërndahen në 5 bashkitë e qarkut, ne bashkitë: Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.

Qarku i Beratit ka 6 KZAZ, 2 ka bashkia Berat, 1 bashkia Kuçovë, 1 bashkia Dimal, 1 bashkia Poliçan dhe 1 bashkia Skrapar.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Berat do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre, deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Berat.