AKTUALITET, 6 Maj 2025, 13:30

'11 maji'/ Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në qarkun e Korçës. Shoqërohen nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë

'11 maji'/ Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore

Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës. Kujtojmë që në qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e qarkut.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

Mondi Mekolli, kryetar i KZAZ 70 (Pogradec) : Sapo kanë mbërritur kutitë e materialeve zgjedhore nga KQZ, KZAZ 70 bashkia Pogradec. Është plotësuar me të gjithë anëtarët e KZAZ, pritet që të evidentohet për 160 QV dhe ditën e shtunë sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Janë ngritur nga KZAZ Pogradec komisionerët e QV, të cilët do të paraqiten ditën e shtunë për të marrë kutitë e materialeve. Në Pogradec janë po të njëjtat QV që kanë qenë edhe vitet e tjera.”