AKTUALITET, 17 Maj 2023, 20:04

Masakroi kunatën me sëpatë, 58-vjeçari nuk pendohet: E vrava se s'më bëri drekën

Masakroi kunatën me sëpatë, 58-vjeçari nuk pendohet: E

Zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit që masakroi kunatën me sëpatë në Elbasan. 

Tefik Tashi nuk ka shfaqur shenja pendese, teksa në deklaratën e parë e bërë për policinë ka thënë se e vrau me sëpatë motrën e gruas pasi e kishte ofenduar.

Ai është shprehur se 44-vjeçarja nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saj. Nuk i bënte punët vetë”.

Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur.