AKTUALITET, 17 Maj 2023, 19:46

Dorëheqja e Alibeajt edhe nga grupi i PD, ja cili deputet merr drejtimin deri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Dorëheqja e Alibeajt edhe nga grupi i PD, ja cili deputet merr drejtimin

Kryetari i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen sot edhe nga drejtimi i grupit parlamentar të PD-së pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar grupi, kryetar në detyrë do të jetë Ervin Salianji, deri në zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi.

“Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, thuhej në njoftimin e publikuar nga Gazment Bardhi.