AKTUALITET, 9 Maj 2023, 13:17

Masakra në Itali, kunati i Taulant Malajt: Donte të vriste djalin të parin, e ëma e fshehu pas divanit me batanije! Shpëtoi se ishte në shok dhe nuk foli

Masakra në Itali, kunati i Taulant Malajt: Donte të vriste djalin

Vëllai i Tefta Malajt, e cila u plagos nga burri i saj me thikë, ndërsa vajza e tyre ndërroi jetë dhe u plagos fqinji italian, ka treguar se si arriti të shpëtonte djali i vogël i familjes.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Fatjoni është shprehur se objektiv i Taulantit ka qenë djali 5-vjeçar.

Vogëlushi shpëtoi pasi Tefta gjatë momentit të përleshjes, e ka fshehur me batanije pas divanit. Ai nuk ka folur sepse ishte në gjendje shoku gjë që i shpëtoi jetën.

“Ai donte të vriste ta parin djalin. Në atë momentin e sulmit, Tefta e fshehu të birin pas divanit që u mbuloi me disa batanije.

Ai nuk foli, se nëse do të fliste do e vriste edhe atë. Djali ka ngelur i shokuar dhe vetëm kjo e ka shpëtuar. Nëse do e kishte gjetur do e kishte vrarë. (...) Ne bombë na ra e gjitha, po ku morëm vesh që ngacmonte çupën e tij, kjo ishte bombë fare."- tha ai.