TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lezha nuk gjen qetësi. Bëhet me dije se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Një konflikt mes të rinjve në një bilardo, përfundoi në përdorimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” dhe i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Aleks Laska, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.