AKTUALITET, 9 Maj 2023, 08:54

Zgjedhjet vendore/ Meta: Të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht për ndryshimin

Zgjedhjet vendore/ Meta: Të rinjtë dhe të rejat do të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se më 14 maj të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht për ndryshimin.

Kreu i PL-së me anë të një postimi në Facebook thotë se Tirana dhe Shqipëria u përket të rinjve.

“Të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht në 14 Maj dhe do të votojnë Ndryshimin. Rinia përkrah të rinjtë.  Tirana u përket të rinjve. Shqipëria u përket të rinjve”, shkruan Meta.