AKTUALITET, 9 Maj 2023, 11:12

Zgjedhjet vendore, Boçi: Me ekipin fitues do ta çojmë Elbasanin në destinacionin e zhvillimit, kemi mbështetjen e qytetarëve

Zgjedhjet vendore, Boçi: Me ekipin fitues do ta çojmë

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi shprehet se në zgjedhjet e 14 majit, qytetarët do të shpallin ndryshimin.

Boçi në ‘Facebook’ shkruan se me ekipin e tij është kudo për të kërkuar pjesëmarrje masive të qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet, për ta çuar Elbasanin drejt zhvillimit.

Postimi i plotë:

Drejt finishit  Me ekipin fitues dhe me mbështetjen e qytetarëve të mi kudo në Elbasan

Jemi kudo në çdo pjesë të territorit të Elbasanit për të kërkuar pjesëmarrje masive në plebishitin e 14 majit, ditën që do të lidhim një kontratë morale dhe qytetare, për ta çuar Elbasanin në një destinacion të ri zhvillimor ku do të duhej të ishte prej kohësh!

Në 14 maj, ju shpallni ndryshimin.