AKTUALITET, 9 Maj 2023, 10:07

Vrau vajzën dhe italianin, flasin fqinjët e Taulantit në Selenicë: Ishin familje e mirë, na vjen për të qarë kur e shikojmë

Vrau vajzën dhe italianin, flasin fqinjët e Taulantit në

Dy ditë më parë 45 vjeçari shqiptar Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16 vjeçare. Një italian dhe plagosi bashkëshorten e tij, ishte nga Selenica e Vlorës.

Gazetari Elton Nika këtë të martë ka udhëtuar drejt lagjes ku banonte para se të ikte në emigrim 45 vjeçari. Fqinjët kanë puhuar se Taulanti ka ikur shumë herët nga banesa e tij në Selenicë, dhe ato e njihnin si një person të urtë dhe të qetë.

Ato shprehen se ju ka ardhur shumë keq për ngjarjen pasi familja e 45 vjeçarit ka qenë një familje e qetë dhe e respektuar për aq kohë sa ato kishin qëndruar aty.

I kam gjetur këtu dhe ikën kur u vdiqën nëna dhe babai, ishin shumë, ishin 3 vajza dhe 54 djem, ishin shumë të mirë, ishin shumë të varfër na vjen shumë keq sa herë e hapim televizionin. Kanë ikur para ’97 dhe nuk kanë ardhur më”, ka thënë fqinja.

Ishin fukarenj dhe gjithmonë shihnin punën e tyre. Taulanti ka ikur i fejuar nga këtu. Më vjen për të qarë kur e dëgjova pasi ato kanë qenë familje e varfër kur ishin këtu dhe kishte raste që rrinin dhe pa ngrënë”, ka thënë një tjetër banore për Abc News.

Ndërkohë nga pamjet shihet se banesa që ka jetuar vite më parë Taulanti është e mbyllur dhe drejt rrënimit pasi sipas banorëve të zonës ai nuk është parë që të vijë më në këtë lagje prej vitesh.