TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Tela ka folur për marrëveshjen që Edi Rama ka bërë me Italinë, për strehimin e refugjatëve në vendin tonë, marrëveshje ende e paqartë dhe për të cilën Rama nuk i ka informuar fare shqiptarët.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari deklaroi se ka gjasa që ata refugjatë të cilëve do t'ju refuzohet azili, do të mbeten në Shqipëri dhe nuk do të dëbohen në vendet e tyre.
"Duhet parë në kontekst kjo. Evropa është në konflikt për çështjen e emigracionit. Meloni ka problemet e saj, erdhi me idenë që do të ndalojë emigracionin e paligjshëm, Gjermania dhe Franca nuk e ndihmon.
Pamë Samitin e Granadës ku shkoi Rama dhe në një samit të brendshëm, me kryeministrin e Britanisë, kryeministrin holandez dhe kryeministren Meloni, vendosën të krijojnë pakt për të luftuar emigracionin dhe bandat që merren me trafikun e emigrantëve.
Tunizia u tërhoq nga pakti për të ngritur kampet, problemi shkon te Italia. Pika më e diskutueshme e kësaj marrëveshje, bëhet fjalë për emigrantët që janë në anije. Nëse ata hyjnë në kufirin italian, ata janë të detyruar t'i mbajnë.
Ata do t'i kapin dhe do t'i sjellin në portin e Shëngjinit. Atje do të ndahen meshkujt më vete dhe do të mbahen në Gjadër, atje do të presin sepse do të kërkojnë azil. Nëse u jepet azil, do të shkojnë në Itali. Nëse nuk u jepet azil do të rrinë këtu, nuk dot të kthehen nga kanë ardhur", tha Tela.