AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 18:46

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD bën lëvizjen e parë, zbulohet kërkesa

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD bën

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët.

Kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD,  Kreshnik Çollaku.

Sipas PD-së, interpelanca do të jetë për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët

‘Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane,  ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë transparencë!’- thuhet nga Çollaku.