AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 22:16

"U hedh Rama kocka këtyre"/ Debat mes Andi Telës dhe Mërtirit: Ore a po bëhet agresion ndaj opozitës?

"U hedh Rama kocka këtyre"/ Debat mes Andi Telës dhe

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për aksionin e opozitës për bllokimin e Parlamentit, pasi u është shkelur e drejta për ngritjen e komisioneve hetimore. 

Në studio ka qenë i ftuar gazetari Andi Tela i cili debatoi me Ergys Mërtirin lidhur me këtë çështje. 

Debati: 

Andi Tela: Kjo që po bën mazhoranca a është agresion? Ata po thonë nëse na jepni komisionet hetimore i kthehemi jetës normale parlamentare. 

Ergys Mërtiri: Ata do të vijojnë të bëjnë zhurmë në parlament.

Andi Tela: Nuk e dimë këtë.

Ergys Mërtiri: Unë e shoh edhe si kockë që ua jep Rama. Si do të mbrohet pastaj Berisha nga SPAK?

Andi Tela: Ky aksion dhe bashkimi i opozitës, ka nisur përpara goditjes nga SPAK. E morëm vesh më pas ndjekjen penale.

Ergys Mërtiri: Lindi dy ditë para SPAK pra.

Andi Tela: Kur u mbyllet dera deputetëve? Ti thua po ndodhin këto, nuk ka problem, prapë është në faj opozita. Ti e gjykon opozitën edhe pse është viktimë.

Ergys Mërtiri: As këta nuk duan ta hetojnë Ramën, kanë hallin e tyre. Halli i Berishës është non-grata, SPAK-u dhe vula. Rama këtë do, të përmbysin karriget, të hypin nga kangjëllat.