TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 570 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia, sipas projektligjit të propozuar nga qeveria.
Sipas projektligjit, pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen me dy vite heqje lirie.
Ndërkohë, një vit ulje dënimi përfitojnë meshkujt dhe një vit e gjysmë gratë dhe të miturit, të cilët nuk përfitojnë amnisti si të tjerët. Përjashtim bëjnë të dënuarit me burg përjetuar, të dënuarit për vrasje dhe ata që janë subjekte të SPAK-ut.
“Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.06.2023 për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë“, shkruhet në projektligj.