AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 21:56

“Beteja juaj është për Doktorin dhe dhëndrin apo për shqiptarët?”/ Salianji shpjegon aksionin e opozitës

“Beteja juaj është për Doktorin dhe dhëndrin apo

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, nëse beteja e opozitës është për të mbrojtur Berishën dhe dhëndrin, apo për shqiptarët tha se aksioni opozitar ka nisur më herët se goditja e SPAK ndaj Berishës.

Salianji renditi të gjitha kërkesa e opozitës që janë rrëzuar nga shumica, nga komisionet hetimore, deri te anëtari në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Ngjarja me Sali Berishën ka ndodhur pasi opozita ka nisur aksionin opozitar. Nuk ka lidhje as me ndonjë përfitim të opozitës, por rolit të saj kushtetues. Në çdo rast ne nuk kemi asnjë rast përtej parlamentit. Kërkojmë të drejtat që na garanton kushtetuata. Kemi kërkuar 3 komisione dhe kemi bërë kërkesë për rikompozimin e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Publiku dhe ju e keni ndjekur se PS ka thënë se është shtyrë afati i komisionit të reformës zgjedhore. Ai ka dy vjet që funksionon dhe nuk bën asnjë punë. Ndërkohë që prioritet i opozitës është reforma zgjedhore, dhe ajo s’ka bërë asnjë mbledhje. Në seancën për kalimin e rezolutës për Kosovën, kryetarja e kuvendit rrëzoi kërkesën për komisionet hetimore dhe nuk ndryshoi komisionin për reformën zgjedhore.

Ne po protestojmë për një të drejtë kushtetuese. Kë një akuzë për 20 milionë euro për çarterin e Ramës. Komisioni hetimor për portin e Durrësit që i është dhënë një kompanie që nuk dihet se kush është.

Kërkojmë një komision për rrjedhjen e të dhënave nga patronazhistët, targat, pagat, TIMS etj. Kemi kërkuar komision hetimor për 4 koncesionet në shëndetësi. Kemi komisionin për McGonigal. Gjykata Kushtetuese thotë se është e drejtë kushtetuese e opozitës”- u shpreh Salianji.