TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Lulzim Basha nuk e ka merituar kurrë drejtimin e Partisë Demokratike". Ish-kryetari Berisha u shfaq i penduar në foltoren e radhës, që po mban në Pogradec, për pasardhësin e tij në krye të PD-së.
"Është gabim i madh i jetës tim që i kërkova të japë dorëheqjen në 2017 dhe ai refuzoi. Natyrisht unë duhej të dilja dhe të shpëtonim partinë nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj"
Berisha tha se nisma që ka ndërmarrë nuk motivohet nga arsye personale.
"Kjo nuk është nismë personale, ata që e mësojnë mashtrojnë veten e tyre. Unë u shpalla non grata nga DASH, por në atë ditë deklarova se kjo ishte vepër e Xhorxh Soros."



