AKTUALITET, 13 Mars 2025, 17:37

1 vit nga themelimi i ‘Operatorit të Blerjeve të Përqendruara’, ministri Gonxhja: 20.4 mln euro kursim buxhetit të shtetit

1 vit nga themelimi i ‘Operatorit të Blerjeve të

Në 1-vjetorin e krijimit të operatorit të blerjeve të përqendruara këtë të enjte është zhvilluar një konferencë rreth punës dhe rezultateve të arritura nga kjo shoqëri aksionare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga shoqëria aksionare me kapital 100% shtetëror duke e cilësuar atë një shoqëri që ka garantuar profesionalizëm në proceset dhe e hapat e lidhura me procedurat e prokurimit, duke siguruar efikasitet dhe transparencë.

Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionin ka themeluar dhe regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit Shoqërinë “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a në datë 1 Mars 2024.