TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen të tjera detaje rreth aksidentit të rëndë që ndodhi sot në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se dy një makinë dhe një furgon me turistë polakë janë aksidentuar.
Për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga duke goditur një bari të zonës që ndodhej në anë të rrugës. Mësohet se bariu, Vasil Gega, 60 vjec, ishte buzë rruge, si për çdo ditë pasi nxirrte për të kullotur bagëtitë e tij. Po ashtu raportohet se ai ka humbur jetën në vend, pasi goditja ka rezultuar fatale për të.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Po ashtu ka dyshime se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësi tej normave.