AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 14:01

Makina përplas motorin, humb jetën 60-vjeçari në aksin Lezhë-Shkodër

Makina përplas motorin, humb jetën 60-vjeçari në aksin

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldre, ku një makinë ka përplasur një motor. 

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit rreth 60 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.