AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 13:03

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, çfarë ndodh nëse nuk i hiqet mandati? Gazetarja: Prokurorët mund të dorëzojnë provat

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, çfarë

Kërkesa e SPAK në Kuvend për të kërkuar autorizim, i hap rrugë arrestimit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar procedurën që ndiqet pas kësaj kërkese nga ana e SPAK.

Ajo u shpreh se sipas ligjit, pas kërkesës së SPAK, duhet të mblidhet komisioni dhe në rast se vendoset që Ahmetaj të mbajë mandatin e deputetit prokurorët do depozitojnë në Kuvend provat ndaj Ahmetajt.

Në seancë mund të jetë i pranishëm edhe ky i fundit për të bërë mbrojtjen e tij përballë akuzave.

Sipas gazetares Lala, kjo procedurë mund të shmanget nëse Ahmetaj vendos të lërë mandatin e deputetit dhe i hapet rrugë zbatimit të kërkesës për arrestimin e tij nga forcat e policisë.