TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Valter Bamit e ka konsideruar të paarsyeshëm vendimin e Gjykatës për lënien në burg të klientit të tij, i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas më 4 korrik në banesën e tij, ku humbi jetën kunati 29-vjeçar Ramazan Sino dhe iu plagosën 2 fëmijët e mitur.
Ai u shpreh se Valter Bami i ka dhënë policisë aparatin telefonik, pasi celulari i tij memorizon çdo lëvizje.
Avokati tha se klienti i tij është shprehur para togave të zeza se mbrëmjen e krimit ka qenë në banesë me fëmijët dhe nënën.
“Argumenti i para se ka rrezik ikje sepse ka disa dalje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Argumenti i dytë, ky person ka qenë i dënuar. Ai është dënuar për armë relike, ka disa kritere ligji për të cilën e vlerëson një person të rrezikshëm. Gjykata merr vendimin në mënyrë arbitrare nga presioni.
Ai ka thënë ‘Kam qenë në banesë, me fëmijët e ti dhe nënën time, i kam dhënë policisë aparatin telefonik, celulari i memorizon çdo lëvizje të tij. Si mund ti thuash armëmbajtje pa leje.
Atij iu është gjetur një mikrogrimcë baruti”, tha avokati pas vendimit të Gjykatës.