AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 09:44

Dhuna e 'Rrajave' dhe rrokada në Ministrinë e Brendshme! PS do të mbledhë sot Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

Dhuna e 'Rrajave' dhe rrokada në Ministrinë e Brendshme! PS

Partia Socialiste do të mbledhë paraditen e sotme kryesinë e partisë në orën 09:30. Ndërkohë gjysmë ore më pas në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PS.

Në fokus të takimit do të jetë largimi nga politika i Rrahman Rrajës dhe axhenda parlamentare në dy javët e fundit.

Nuk dihet ende nëse në takim do të marrë pjesë kryeministri. Kjo pasi ky i fundit ka të planifikuar në axhendë një takim në Vlorë, ndërsa në orët e pasdites do të niset drejt Lituanisë për të marrë pjesë në samit.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për vendimin e kryeministrit për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.