AKTUALITET, 23 Janar 2024, 17:43

Makina përfshihet nga flakët teksa ishte në lëvizje, shpëton shoferi

Makina përfshihet nga flakët teksa ishte në lëvizje,

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, në Korçë.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit B. M., ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.