AKTUALITET, 23 Janar 2024, 12:54

Sali Berisha në SPAK, qytetari kalon me makinë dhe pankartën “Rroftë Amerika”, simpatizantja e ish-kryeministrit e gris

Sali Berisha në SPAK, qytetari  kalon me makinë dhe pankartën

Ish-kryeministri, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme, për herë të parë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha qëndroi në ambientet e SPAK për rreth dy orë, ndërsa në jashtë  saj ishin mbledhur deputetë dhe simpatizantë të tij.

Gjatë kohës që Berisha po merrej në pyetje, një qytetar tenton të kalojë me makinë mes protestuesve me një pankartë ku shkruhej “Rroftë Amerika”.

Kjo nuk është pritur mirë nga simpatizantët e ish-kryeministrit dhe njëra prej tyre në momentin që makina kaloi para e saj e kapi dhe e grisi.

Pasi përfundoi marrjen në pyetje,  Berisha u shpreh se aty brenda gjeti  një ambient të terrorizuar me njerëz të hutuar, që sapo i përmendje Edi Ramën , ishin gati të futeshin poshtë tavolinës.

Berisha tha se ai deklaroi në gjykatë, të gjitha denoncimet që bërë kundërt Edi Ramës dhe i përmendi në sy faktin që ata janë mercenarë të tij.