AKTUALITET, 23 Janar 2024, 13:33

Mbledhja e kaluar u bllokua nga opozita, ja kur do të zhvillohet takimi i radhës i Komisionit për Reformën Zgjedhore

Mbledhja e kaluar u bllokua nga opozita, ja kur do të zhvillohet takimi i

Mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillohet të premten, 26 janar, në orën 10:00.

Mbledhja do të zhvillohet fizikisht në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë se mbledhja që u mbajt javën e shkuar dështoi për shkak të aksionit opozitar.

Në rend ditë është parashikuar

-Rifillimi i punimeve të Komisionit

-Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit

-Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit

Kujtojmë se në mbledhjen e 19 janarit, kujtojmë në sallën ku do të zhvillohej mbledhja ka pasur një debat të ashpër mes Flamur Nokës dhe Damian Gjiknurit.

Deputeti demokrat tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një “Ramaformë”.

Ndërsa Gjiknuri në një deklaratë për mediat i konsideroi veprimet e kolegëve demokratë si akte vandale.