AKTUALITET, 23 Janar 2024, 16:01

Blegtorët bllokuan aksin Levan-Vlorë, shoqërohen në komisariat 4 protestues

Blegtorët bllokuan aksin Levan-Vlorë, shoqërohen në

Shoqërohen në komisariat 4 protestues që bllokuan sot aksin Levan-Vlorë.

Ishin pikërisht blegtorë të zonave pranë Levanit në Fier që u ngritën në protestë kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit. Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin e qumështit nga 160 lekë të reja në 120 lekë të reja, ulje kjo e cila ka sjellë krizë financiare për blegtorët duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në thertore.

Ndaj ata në shenjë proteste bllokuan rrugën.