TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy qytetarët që u plagosën dje nga rënia e skelës nga një pallat në ndërtim në Tiranë, vijojnë të jenë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor.
Pacienti me inicialet H.L. 70 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja I.SH. 39 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë. Ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-futbollistit të Skënderbeut.
Kujtojmë që tre persona janë arrestuar për ngjarjen. Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier. Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.