TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas pezullimit të mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetë të opozitës bllokuan sallën e mbledhjeve, duke mos lejuar përfaqësuesit PD dhe PS që të zhvillojnë normalisht takimin, u caktua një datë tjetër.
Komisioni i Reformës Zgjedhore u vendos të premten, datë 26 janar, në orën 10:00. Mbledhja e 19 janarit u bllokua nga grupi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açken, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit. Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformen Zgjedhore.
Sipas TCH, janë publikuar disa mesazhe në rrjetin social “WhatsApp”, ku deputetët e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre.



