AKTUALITET, 16 Maj 2023, 16:57

Makina merr flakë në lëvizje, shpëtojnë 4 persona në Qafë-Thanë, mes tyre një fëmijë

Makina merr flakë në lëvizje, shpëtojnë 4 persona

Një automjet ka marrë flakë në ecje në Qafë-Thanë.

Mësohet se në automjet udhëtonin 4 persona, mes edhe një fëmijë. Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e mjetit.