AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 21:49

"Kim në KLP, mu duk si mësuese e klasës së parë"/ Arlind Qori: Nuk mund të shpëtojë drejtësia popullin, por populli mund të shpëtojë edhe drejtësinë!

"Kim në KLP, mu duk si mësuese e klasës së

Arlind Qori, kryetar i "Lëvizja Bashkë", ka qenë i ftuar në emsionin "Të Paekspozuarit", ku komentoi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. 

Qori tha se Kim iu duk si mësuese e klasës së parë, kur u paraqit në KLP për të vëzhguar votimin për kreun e SPAK. 

"Mu duk si mësuesja, që hyn në klasë të parë në shkollë. Ai është institucion, ata janë burra dhe gra të pjekur që përfaqësojnë shtetin shqiptar, të arrijnë deri në atë pikë që kanë nëvojë për mësues, tregon shumë për shtetin.

Ata duhet të ishin njerëz me dinjitet dhe ndershmëri. Nëse do të ishin të tillë, nuk do të kishin nevojë për mësuese.

Ideja e reformës në drejtësi, ishte ndërtimi i institucioneve të drejtësisë të ngjashme si në vitet 80' në Itali. Ne aspirojmë luftën kundër mafias, goditjen e korrupsionit, etj.

Por ne jemi shumë ndryshe nga Italia e viteve 80, sepse ne kemi të gjithë shtetin që bashkëpunon me mafian dhe oligarkët. Italia e atyre viteve kishte një opozitë me kapital të lartë moral. Shqipëria nuk e ka. Shoqëria bënte rezistencë shumë herë më të madhe.

Këtu i vetmi komponent që mund të jetë i ngjashëm me vitet 80' në Itali është komponenti ndërkombëtar. Nuk mund të shpëtojë drejtësia popullin, por populli mund të shpëtojë edhe drejtësinë", deklaroi Qori.