AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 11:02

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Fitorja e Bashkisë Kamëz do të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një video në rrjetet sociale nga takimi që zhvilloi një ditë më parë me banorët e Laknasit, ku shprehet se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj.

Në postimin e tij, Meta shpreh disa nga shqetësimet e qytetarëve, teksa shton se 14 Maji dhe do të çelë rrugën e ndryshimit për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.

Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre.

Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.

Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake.