AKTUALITET, 3 Qershor 2022, 13:17

Alibeaj: Ne nesër nuk do të marrim pjesë në votimin për Presidentin e ri

Alibeaj: Ne nesër nuk do të marrim pjesë në votimin për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, tha se PD mori pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke kërkuar një President mbi palët dhe të të gjithë shqiptarëve.

“Ne jemi futur në këtë proces, duke kërkuar zgjedhjen e një Presidenti mbi palët, zgjedhjen e presidentit të shqiptarëve, qytetarit të parë që duhet të simbolizojë unitetin e popullit.

Kjo ishte arsyeja pse që në fillim, duke respektuar detyrimet kushtetuese, morale, politike, ndaj zgjedhësve tanë, ne u futëm në mënyrë të hapur në këtë proces, duke marrë pjesë e duke përcaktuar rregulla, se si procesi do të duhej të ishte i përbashkët, në mënyrë që dhe produkti të ishte i gjithëpranuar dhe të jepte garanci për ushtrimin në mënyrë normale të detyrës së Presidentit.

Nuk është një proces normal, sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ajo që kam thënë në fillim u provua.

Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’iu dhënë qytetarëve një president përfaqësues të të gjithë shqiptarëve. Po zgjedh një zgjatim të tij, një president siç kanë thënë non-gratat e tij. Presidenti duhet të ishte mbi të gjitha palët siç ne propozuar”, tha Alibeaj.