TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë.
Mësohet se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.
Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.