AKTUALITET, 24 Shkurt 2022, 20:11

Lufta në Ukrainë/ Biden: Katër sanksionet që SHBA do të vendosë ndaj Rusisë

Lufta në Ukrainë/ Biden: Katër sanksionet që SHBA do të

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka prezantuar katër sanksionet që do të ndërmarrë ndaj Rusisë për sulmin ushtarak të kryer në Ukrainë.

Biden deklaroi se SHBA dhe vendet e G7 do të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen si dhe mundësinë për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

“Do të ndalojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të për teknologjinë e lartë. Do të ndalojmë aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse. SHBA sanksionoi bankat ruse, që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë” – tha Biden.