AKTUALITET, 24 Shkurt 2022, 16:52

Lufta në Ukrainë, Yuri Kim bisedë me Ramën dhe Xhaçkën: SHBA dhe Shqipëria dënojnë veprimet e Rusisë

Lufta në Ukrainë, Yuri Kim bisedë me Ramën dhe

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri Olta Xhaçka në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi ku thekson se Kim ka paraqitur qëndrim e SHBA sa i takon kësaj situate duke theksuar se ata dënojnë veprimet e Rusisë.

“Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka në lidhje me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia.

SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe Këshillin e Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.