AKTUALITET, 24 Shkurt 2022, 13:43

“Janë me dhjetëra viktima”, ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Duhen sanksione më të rrepta ndaj Rusisë, kemi bërë kërkesë për armatime

“Janë me dhjetëra viktima”, ambasadori i Ukrainës

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, doli në një konferencë për shtyp mbi nisjen e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, mëngjesin e sotëm, ku janë shënuar dhe viktimat e para.

Ai tha se Ukraina do të mbrojë atdheun me të gjitha mënyrat, ndërsa shtoi se përveç sanksioneve është bërë kërkesë edhe për armatime.

“Përveç sanksioneve, kemi bërë kërkesë për armatime, për ndihmë financiare. Është mbyllur hapësira ajrore e Ukrainës. Ukraina do të mbrojë atdheun me të gjitha mënyrat. Po bëjmë thirrje për sanksione më të rrepta ndaj Rusisë. Deri më tani janë me dhjetëra viktima civilë, por nuk e kemi numrin e saktë”, tha ambasadori.