TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë.
Përmes një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp kreu i shtetit deklaroi se dënon veprimet e Rusisë të cilat janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtare dhe që cënojnë paqen dhe sigurinë në Evropë.
Presidenti shprehu solidarizimin e Shqipërisë me popullin ukrainas në këtë orë të vështira për ta.
“Pas përshkallëzimit të situatës në Ukrainë vendosa të thërras përsëri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vlerësuar masat që nga mbledhja e fundit. Me këtë rast edhe njeëherë dënoj sulmin e Rusisë kundëe Ukrainës. Ky përshkallëzim përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar, marrëveshjes së Minskut dhe cënon sigurinë në Evropë.
Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Shqipëria si anëtar i NATO i bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për të braktisur këtë rrugë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme“, tha Meta.