TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet bashkëpunëtori i 53-vjeçarit nga Kameruni i cili u arrestua disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi iu gjetën 1.075 mln euro të falsifikuara.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 45-vjeçari me iniciale Z.N., me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së.
Ky shtetas, në bashkëpunim me kamerunasin Josoue Ngankam kanë tentuar të fusin rreth një milionë euro të falsifikuara në vendin tonë.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”. Shkon në 2 numri i të arrestuarve.
Në kuadër të operacionit vihet në pranga shtetasi Z. N., 45 vjeç. Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, është arrestuar shtetasi J. N., 53 vjeç.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Z. N., 45 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17.02.2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.