NË FOKUS, 17 Tetor 2022, 21:29

Ilir Alimehmeti: Veliaj mposhtet, mjafton të biem dakord që mund të administrosh pa vjedhur!

Ilir Alimehmeti: Veliaj mposhtet, mjafton të biem dakord që mund
Erion Veliaj dhe Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti, pritet të jetë një nga kandidatët e primareve të PD, për të garuar më pas si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Alimehmeti tha se Erion Veliaj mund të mposhtet edhe pse është krijuar "miti i pathyeshmërisë", mjafton që të biem dakord se qyteti mund të administrohet "edhe pa vjedhur". 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ilir Alimehmeti: Sado është krijuar një mit i pathyeshmërisë, po është e mundur. Mjafton të biem dakord që mund të administrosh pa vjedhur. Mund të zhvillosh qytetin pa bërë marrëveshje të kryetarit me firma të caktura.   
Ajo që ne vuajmë, nuk pyet njeri çfarë tesere ke, në fund të fundit të njëjtin ajër thith kur del jashtë. Ajo fatura që hapim ne në fund të muajit, quhet ujë i pijshëm, por nuk është uji i pijshëm. Si do e zgjidhim ne këtë? Ndaj këtyre problemeve jemi të gjithë të ekspozuar.

Enton Abilekaj: Doktori mendon se po hyn në betejë me një kartë morale dhe sigurisht nuk krahasohen, doktori është dita dhe Veliaj është nata. E patë Veliajn, ai përdori gjykatën edhe për FSHF-në...
Problemi janë oligarkët dhe biznesmenët. Madje edhe për të korruptuar opozitën, hedhin lek. Kemi problem me krimin që pastron paratë në Tiranë. Është rekrutuar nga mazhoranca. Krimi do të punojë kundër, intimidon njerëzit, etj. Të gjithë këto mjete, abuzimi me pushtetin, fondet publike, punësimet e paligjshme, do të jenë kundër jush. Kjo ua vështirëson.

Ilir Alimehmeti: Të gjithë këto qëndroijnë. Këto janë hallka të zinxhirit njëra pas tjetrës. Ne jemi akoma në fazën që nuk kemi një datë kur shpallen kandidatët. Duhet ti marrim hapat njëri pas tjetrit. Primaret do të angazhojnë anëtarësinë, votuesit, njerëzit.

Poll