TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialit Petro Koçi thotë se një ndër arsyet se pse Sali Berisha duhet të‘bojkotohet’ më 11 Maj janë edhe interesat e tij greke. Në një video në rrjete sociale, deputeti shprehet se Berisha është ‘lojtari’ më i rëndësishëm politik me interesa greke në vendin tonë, jo vetëm Fredi Beleri apo Vangjel Dule.
“Sot dua t’ju flas për një çështje të rëndësishme. Këto ditë kolegë apo qytetarë zgjedhës të ndryshëm më kanë bërë një pyetje lidhur me gjetjen e politikanit apo lojtarit politik më të rëndësishëm për interesat greke në Shqipëri. Disa thonë është Fredi Beleri, të tjerë Vangjel Dule e të tjerë.
Unë jam përgjigjur thjesht, lojtari politik më i rëndësishëm për interesat greke në Shqipëri quhet Sali Berisha. Kuptohet që janë kombinime mes atyre interesave dhe interesave të tij personale. Që do të thotë se ne tashmë e kemi detyrim kombëtar që më 11 maj të votojmë kundër Berishës dhe partisë që ai komandon.”, shprehet Koçi.
Ai thekson se mbështet marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, por shton se është e pafalshme që politikanë shqiptarë si Berisha, për shkak të halleve personale, të shndërrohen në lojtarë politikë kundër interesave kombëtare.