AKTUALITET, 16 Prill 2025, 10:39

Ish kryebashkiaku i PS në fushatë/ Basha: Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin. Jo Edi Ramës dhe bishtave të tij

Ish kryebashkiaku i PS në fushatë/ Basha: Kush voton PD-në, voton

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me foton ku Elvis Roshi shihet duke bërë fushatë për Partinë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se kush voton PD-në, voton Elvis Roshin. Ai gjithashtu u bën thirrje qytetarëve ta refuzojnë Edi Ramën dhe bishtat e tij.

“Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin. JO Edi Ramës dhe bishtave të tij! Voto numrin 4! Voto Koalicionin Euroatlantik”, shkruan Basha.

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi, po bën fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi, i cili kandidon nën siglën e koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Ish kryebashkiaku i PS në fushatë/ Basha: Kush voton PD-në, voton