AKTUALITET, 16 Prill 2025, 10:01

Ish kryebashkiaku i PS Elvis Rroshi në terren, për të mbledhur vota për PD dhe rrëzuar Ramën

Ish kryebashkiaku i PS Elvis Rroshi në terren, për të mbledhur

Pasi shfaqi publikisht mbështetjen për kushëririn e tij, Elton Rroshi kandidat për deputet nën siglën e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi ka dalë në fushatë për të. Së fundmi, Elvis Rroshi është parë edhe në një takim elektoral, ku shihet pranë kushëririt të tij. 

Më 6 prill, ish- kryebashkiaku socialist postoi në rrjete sociale posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, që kandidon si pjesë listë së hapur në Tiranë të partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e bashkisë së Kavajës.

Berisha ka justifikuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.