TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtronin aktivitet të paligjshëm në dy ambiente të përshtatura ilegalisht për lojëra fati në kryeqytet, nënn akuzë 4 persona dhe në kërkim 2 të tjerë. Një prej të akuzuarve është shtetas kinez, ashtu sikurse edhe dy të kërkuarit.
Operacioni është kryer sot (27 gusht) nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, i koduar “Jackpot”.
Sekuestrohen 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë, ndërsa në kërkim u shpallën edhe dy persona të tjerë.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, u organizuan kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit”, bëri me dije policia e Tiranës.
Nën akuzë u morën B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç, ky i fundit shtetas kinez, si dhe u shpallën në kërkim 2 kinezë të tjerë W. Zh., dhe Y. L., për të cilët po punohet me qëllim kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.