AKTUALITET, 27 Gusht 2025, 11:17

Kreu i PD e 'rigradoi' kryetar grupi, Açka shpërthen ndaj Bardhit: Na e shante Berishën në sy, pastaj punonte me të! Përçarës i pashoq

Kreu i PD e 'rigradoi' kryetar grupi, Açka shpërthen ndaj

Flutura Açka ka shpërthyer në akuza ndaj ish-bashkëpunëtorit politik Gazment Bardhi, duke e akuzuar këtë të fundit se është një përçarës brenda Partisë Demokratike, "një fashist" që ka përdorur mediat kundër miqve.

Reagimi i saj vjen pas lajmeve se kush do ta marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD në Kuvendin e ri të shtator, dhe aludimeve se drejtues mund të jetë Bardhi.

Açka shton se ai post i takon Luçiano Boçit, por mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Berisha.

Reagimi i plotë i Açkës: 

Gazi, nuk vuan nga marazi

Dëgjoj lart é poshtë gjithfarë brengash se kush do të jetë Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, së asaj cope të rrudhur e katandisur, edhe nga dorëzania naive a petfide e Gazit.

Me statut, me staturë, me aftësi pekulesh ndaj Sali Berishēs, por edhe sepse është mirëfilli politikan, i takon Luçiano Boçit. Unë kam qejfprishje me të prej sjelljes që nuk é meritoja prej tij në fushatën zgjedhore të vitit 2021. Por jam mësuar të them të vërtetën. Atij i takon të jetë Kryetar Grupi, sepse në foltore do t’i thotē dy fjalë të mençura.

Nëse z. Berisha vendos t’ia japë grupin Gazit, një humbësi ekzemplar, një përçarësi që nuk ka shok, një “fashisti” të vogēl mikrofonash dhe piromani karrigesh, një kepërdorësi të medias kundër miqve, do të thotë i ka borxhe të mëdha, pse jo, edhe ri kontrollon é PD-së.

Se kür ka filluar kjo “miqësi”, do parē me kujdes. Mund të ketë qenë qysh në krye, dhe nuk é kemi ditur. Pra, na shihte në sy, na e shante Sali Berishën (të cilin nuk e njihja, as sot nuk e njoh nga afër dhe flas për të vetëm politikisht) dhe bashkë punonte me të gjithë kohën. Nga darka e Ukës? Besoj më herët.

Nēse Gazi bëhet kryetar i Grupit të PD, ai ka qenë në lojë të plotë, jo thjesht se i dogji barku me bashku PD-në, jo thjesht nga pakënaqësia é humbjes ndaj Lulzim Bashës. Sepse, Lulzim Basha nuk mundi të fitojë më 2021 me 30 mijë e kusht vota, ndërsa Sali Berisha humbi thellë me 330 mijë vota më 2025.

Se cili ka qenë roli i tyre në këtë pazëll, nē pak javë do të jetë é qartë. Ndoshta u fortifikua enkas PD për të ngritur alibinë epike të 8 janarit! Ndoshta edhe prandaj na la në rrugë Amerika, të cilës, mbase kemi dashur t’ua hedhim!

Kureshtare jam për cubërinë politike!