AKTUALITET, 27 Gusht 2025, 11:29

Akuzohet se ndërtoi më 2017 disa shtëpi pushimi pa leje në Ishëm kur ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT Durrës

Akuzohet se ndërtoi më 2017 disa shtëpi pushimi pa leje në

Ndërtoi pa leje tetë vite më parë disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj të Ishmit, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së së Durrësit.

Burime zyrtare nga policia vendore konfirmuan prangosjen e 55-vjeçarit A.Halili, nga Tirana dhe sqaruan se vepra penale prej tij është konsumuar gjatë kohës që ishte në detyrë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore.

Për ndalimin e tij u njoftua ehe Prokuroria e Durrësit, që po ndjek hetimet e dosjes ndaj ish-zyrtarit vendor.