TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skafi me tre persona në bord pëson avari gjatë lundrimit nga bregdeti i Himarës për në Durrës, Policia Kufitare ndërhyn në kohë dhe i shpëton para se të fundoseshin.
Ngjarja ka ndodhur natën e kaluar, teksa Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare u njoftuan dhe kryen operacionin e shpëtimit të mjetit lundrues tip skaf, me flamur shqiptar.
Avaria në motor ka ndodhur pikërisht teksa ata lundronin në afërsi të “Gjirit të Gramës”.
“Drejtuesi i mjetit lundrues pasi i ka ndodhur defekti, ka kontaktuar me Kapitenerinë e Portit Vlorë dhe ka kërkuar asistencë teknike dhe rimorkimin e mjetit lundrues, pasi ishte në kushte "pa motor" dhe nuk mund të lundronte më”, bëri me dije policia.
Më pas mjeti lundrues është rimorkiuar për në Portin e Himarës dhe ka pësuar dëme materiale, pir nuk ka të lënduar në njerëz. Të tre personat njoftohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.