AKTUALITET, 25 Gusht 2022, 14:28

Lobim në SHBA? Meta: Nuk do ta ndjekim çështjen ligjore ndaj gazetës autriake, kushton 300 euro ora për një studio ligjore!

Lobim në SHBA? Meta: Nuk do ta ndjekim çështjen ligjore ndaj
Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk po ndjek më çështjen gjyqësore ndaj gazetës austriake e cila publikoi një artikull ku thuhej se ish-Presidenti ka lobuar në SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Meta tha se kostot e gjyqit ishin shumë të larta, 300 euro për një orë për studio ligjore, ndërsa dëmshpërblimi që mund të merrte nga gazeta, do ishte shumë i ulët.

Sipas Metës, gazeta austriake njihet për skandale të tilla, ndaj vendosi që të mos e ndjekë çështjen ligjore.

Ndërkohë, Halit Valterin i cili depozitoi një kallëzim në SPAK për çështjen e lobimit, Meta tha se ai ka udhëtuar shumë shpesh drejt Vienës, çka lë të nënkuptohet se i gjithë artikulli mund të ishte një stisje.

Meta: Mund t’ju them se kjo gjë mu vlerësua e panevojshme dhe jo produktive nga disa kompani që merren me shpifje. Padyshim që gjyqi ishte i fituar. Për shkak të ligjeve austriake, kompensimi do ishte i përmasave modeste ndërkohë që shpenzimet për ndjekjen e këtij gjyqi ishin të larta dhe për efekt për transparencën, nuk ia vlente. 300 euro ora për një studio ligjore. Ishte një gjë e panevojshme, gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Këto padyshim që vijnë për shkak se të kërkuarit janë në Vienë. Ai që ka bërë kallëzimin, herë pas here ka qenë në Vienë. Nuk kemi ndërmend të harxhojmë energji të kota me regjimin e inceneratorëve.

Pyetje: Është një mundësi hetimi i SPAK për t’i dhënë përgjigje gazetës austriake?

Meta: Ajo dihet si gazetë që prodhon skandale. Kishte një rekomandim nga miqtë e mi austriakë që nuk ia vlen të merresh me një gazetë që prodhon skandale dhe aludime të ndryshme.