AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 10:00

Lindita Nikolla uron 110 vjetorin e Pavarësisë: Historia nuk është vetëm arkiva, por një shkollë atdhedashurie për kombin

Lindita Nikolla uron 110 vjetorin e Pavarësisë: Historia nuk

Kryetarja e Kuvendit Lindita ka shpërndarë në rrjetin social facebook një mesazh urimi për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Nikolla shkruan se formimi i shtetit shqiptar ishte rezultat i luftërave të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga perandoria osmane. Ajo shton se historia nuk dhe të fokusohet vetëm në rrëfime e arkive, por duhet të jetë një shkollë atdhedashurie për kombin.

Postimi i plotë:

110 vjet Shqipëri e pavarur!

E pavarur e themeluan patriotët shqiptarë, të udhëhequr nga Ismail Qemali.

Formimi i shtetit shqiptar ishte rezultat i luftërave të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga perandoria osmane.

Ishin këto luftra e këto përpjekje që, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës, mundësuan njohjen, përcaktuan statusin politik, kuadrin juridik dhe kufijtë shtetërorë të Shqipërisë së pavarur.

Historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie, përkushtimi e kontributesh për t’i shërbyer kombit, në misionin dhe qëllimet që shtron koha.

Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, në një fazë të re të rrugëtimit evropian dhe qëndron denjësisht në krah të partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

Më 6 dhjetor Tirana do të jetë kryeqyteti politik i Evropës, ku udhëheqësit e së cilës do të diskutojnë sfidat e integrimit, zhvillimit, sigurisë dhe paqes!