AKTUALITET, 27 Nëntor 2022, 19:40

Primaret e PD në Përmet/ Tërhiqet nga gara Niko Shupuli

Primaret e PD në Përmet/ Tërhiqet nga gara Niko Shupuli

Ka dështuar procesi i primareve në Partinë Demokratike në Përmet. Raportohet së kandidati Niko Shupuli është tërhequr nga gara.

Kujtojmë se Niko Shupuli ka drejtuar Bashkinë e Përmetit në periudhën 2015-2019.

Nuk dihen endet detaje dhe motivet që kanë shtyrë Shupulin të tërhiqet nga ky proces, të cilin kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm.

Kandidati tjetër i regjistruar në garën e primareve është Edmond Komnino, edhe ky  një ish-kryetar i Bashkisë në Përmet.