TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentja 21-vjeçare që u përplas me makinë nga një shtetas shqiptar në Selanik të Greqisë ka ndërruar jetë pas betejës me plagët e mara.
Lajmin e ka konfirmuar edhe nëna e të resë, e cila ka prekur me një postim e saj në Facebook.
“Ëndërr hijeje jemi apo hije ëndrre? Në mjegullat e zeza bukuria e pafundësisë… Shpirti im deri në skajet e universit. Unë nuk po të them lamtumirë dashuria ime, por shihemi përsëri! Të dua deri në parajsë dhe më tej dhe do të të dua sa të jetoj dhe të marr frymë”, shkruan ajo.
Familja e 21-vjeçares ka vendosur të dhurojë organet e saj, ndërsa varrimi i saj pritet të bëhet në vendin e origjinës, në Chania.
Kujtojmë se e reja u aksidentua nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili pasi e përplasi vajzën në rrugën Egnatia në qendër të Selanikut, e la të plagosur dhe u largua nga vendngjarja.
21-vjeçarja ka ndërruar jetë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm të së dieles, në spitalin Papageorgiou ku u shtrua në reaminacion pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë.
Gjithashtu bëhet me dije se 26-vjeçari shqiptar është hetuar më herët për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.