AKTUALITET, 27 Nëntor 2022, 22:33

Kurti ndalon në Kukës, komenton Samitin e BE

Kurti ndalon në Kukës, komenton Samitin e BE

Kryeministri Albin Kurti pas pjesmarrjes në seancën e përbashkët parlamentare në Tiranë bëri homazhe në varrin e Hasan Prishtinës në Kukës.

Nga Kukësi Kurti u shpreh se në shtator të vitit të ardhshëm do të zhvillojmë një mori aktivitetesh në nderë të 150 vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptarë

Shefi i qeverisë së Kosovës foli edhe për samitin e përbashkët BE-Ballkan Perëndimor, ndërsa tha se kjo ngjarje e kthen Tiranën në kryeqendrën evropiane. Ai shprehu bindje se Bashkimin Evropian është e ardhmja e Shqipërisë dhe e Kosovës.

”Ky samit e kthen Tiranën kryeqendrën europiane. Unë dua sa më shumë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kam dëshirë qe Ballkani të bëhet evropian e demokratik e gëzohem shumë që po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Na jemi të bindur që BE është e ardhmja dhe fati jonë. Mezi pres të kontribuoj si qeveri e shtetit të Kosovës me ju bashkëngjit BE, jo vetëm Kosova, por krejt Ballkani Perëndimor”, tha Kurti.